Lajme
Afaristët shqiptarë në Austri takohen të shtunën, priten projekte të reja mes tyre
Anëtarët nga të gjitha degët e “Rrjetit”, të shtunën do të takohen në Groß St. Florian.
Pas kalimit të pandemisë, “Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri” po rikthehet edhe më i fort dhe më i bashkuar. Anëtarët nga të gjitha degët e “Rrjetit”, të shtunën do të takohen në Groß St. Florian (afër qytetit Graz) për të bashkëbiseduar, shkëmbyer ide dhe ofruar njëri tjetrit kontrata pune në vlera të larta.
“Te shtunën rezervojeni për “Networking”, takim mes afaristësh, shkëmbim idesh, propozim ofertash dhe kërkesash, dhe çaste shoqërore mes shqiptarëve të suksesshëm e punëtorë, shkruan faqja e “Albanian Global Diaspora Business Network”, transmeton Albinfo Austria.
Nikoqir i këtij takimi do të jetë, Fadil Mulaj, pronar i ndërmarrjes “Fadil Bau”, që është njëra prej firmave më të suksesshme në Steiermark në fushën e ndërtimtarisë.
Edhe kryetari i “Rrjetit”, Yll Blakaj, ka ftuar të gjithë biznesmenët shqiptarë që t’i bashkohen këtij grupi afaristësh të suksesshëm në Austri.
“Me energji të reja, përgatitje për takimin e pesë degëve të Rrjetit te Austrisë i cili do të mbahet më 6 qershor në orën 13 të nikoqiri, firma “Fadil Bau”, Holzbauweg 10, 8522 Groß St. Florian.
Jeni të mirëpritur!”, ka shkruar kryetari Blakaj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










