Tematike
Afaristët gjermanë kundërshtojnë kufizimin e numrit të punëtorëve nga Ballkani
Afaristët gjermanë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me planin e qeverisë për të kufizuar fluksin e fuqisë punëtore nga Ballkani Perëndimor me 25 mijë në vit.
Ata thonë se Dekreti i Ballkanit Perëndimor, në fuqi që nga janari i vitit 2016, ka hapur mundësi punësimi në Gjermani për njerëzit nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa zvogëlon migrimin e paligjshëm dhe është një model i suksesshëm mbi politikën e migracionit gjerman, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Sipas Deutsche Welle, projektligji mbi të cilin po punojnë ministritë, për të kufizuar numrin e punëtorëve në Ballkanin Perëndimor në 25,000 në vit, është kritikuar nga të gjitha anët.
Shoqata Qendrore e Industrisë Gjermane të Ndërtimit vlerëson se afro 50,000 punëtorë ndërtimi nga Ballkani Perëndimor punojnë në kantierët e ndërtimit gjerman.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












