Kosova
Aeroporti ’Adem Jashari’, storie e suksesit në Amadeus IT Conference 2019
Sukseset e Aeroportit Ndërkombëtar ’Adem Jashari’ në Amadeus IT Conference 2019
Sukseset e Aeroportit Ndërkombëtar ’Adem Jashari’ në Prishtinë duket se nuk kanë të ndalur.
Ky aeroport vazhdon të ketë rritje të numrit të udhëtarëve duke shënuar kështu një rritje prej 11% në numrin e udhëtarësve dhe 13.09% në numër fluturimesh.
Por jo vetëm kaq!
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ishte ftuar nga Amadeus që të prezantojë sukseset e kompanisë, procesin e privatizimit deri te rritja enorme e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve si dhe planet në të ardhmen.
Ky prezantimi i ANP ‘Adem Jashari’ ishte ndryshimi i sistemit në Amadeus me temen “Duke ecur përpara në udhëtimin tonë të transformimit”.
Këto suksese u shpalosën para shumë përfaqësuesve të lartë të fushës së aviacionit nëpër botë duke diskutuar për zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmonë duke pasur në fokus rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj klienteve.
Shefi Ekzekutiv i Operimeve Gokmen Aritay në konferencën e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Mynhenit mes tjerash tha: “Lëvizja në platformën Amadeus dhe Altea na lejon ne që të ngrisim nivelin e kënaqshmërisë dhe eksperiencës së udhëtareve në baza ditore.
Për më shumë, duke kaluar në Altea BRS (sistemi i pranimit të bagazheve) ne jemi bërë si njëri ndër aeroportet e para që ofron shërbimin e IATA Res 753 që rekomandohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











