Lajme
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, i gatshëm për nisjen e fluturimeve
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që u mbajt më 7 qershor, u vendos që të hapen kufijtë tokësorë të Kosovës, të cilët ishin mbyllur si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19. Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, tha të martën se pret që fluturimet të nisin brenda dhjetë ditësh.
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se janë të gatshëm për të nisur punën.
“Ne jemi të gatshëm me të gjitha kapacitetet humane dhe teknike dhe bazuar në Agjencinë Europiane të Sigurisë së Aviacionit si dhe rregullativat e autoriteteve të tjera relevante që t’u ofrojnë shërbime kompanive ajrore dhe udhëtarëve si në nisje, po ashtu edhe në ardhje”, ka thënë Gara.
Por, Gara ka bërë të ditur se për të nisur punën transporti ajror, i duhet dritë e gjelbër nga Qeveria e Kosovës.
“Mirëpo për udhëtarët në ardhje presim që në ditët në vazhdim të kemi një vendim të kemi një vendim nga Qeveria e Kosovës për lejimin e tyre dhe t’i kthehemi operimeve të plota”, deklaroi Gara, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, të dielën në mbledhjen e Qeverisë tha se do të nisë konsultimet me autoritetet përkatëse për hapjen e aeroportit.
E të martën ai tha se pret që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rinisin brenda dhjetë ditësh.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












