Shkurt.ch
Aeroporti i Cyrihut, me143 milionë franga fitim në gjashtëmujor
Pjesën më të madhe në këtë rritje të fitimit e ka sjellë shitja e aksioneve që Aeroporti i Cyrihut ka pasur në Aeroportin e Bangalore-s në Indi
Aeroporti i Cyrihut bën të ditur se gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 ka realizuar një fitim prej 143.2 milionë frangash. Kjo është plot 39.4 milionë franga më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, gjegjësisht tregon për një rritje prej 38 për qind.
Pjesën më të madhe në këtë rritje të fitimit e ka sjellë shitja e aksioneve që Aeroporti i Cyrihut ka pasur në Aeroportin e Bangalore-s në Indi. Pa këtë shitje, rritja e fitimit do të ishte për 8 milionë franga.
Përveç fitimit, rritje të konsiderueshme gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ka pasur edhe numri i pasagjerëve dhe i fluturimeve. Në këtë periudhë, aeroportin e kanë shfrytëzuar 13.7 milionë pasagjerë, që përbën një rritje prej 8.6 për qind. Ndërsa qarkullimi gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje më modeste: ai ka arritur në 488 milionë franga ose është rritur për 1.7%.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











