Kosova
Abetarja e përbashkët promovohet në Shqipëri
Fëmijët shqptarë gjirhandej kufijve do të nsin këtë vit shkollor me Abetaren e unifikuar
Pas promovimit në Gjakovë, Abetarja e përbashkët unike Kosovë–Shqipëri u promovua edhe në Tiranë, nga ku, bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, uroi të gjithë vogëlushët shqiptarë, të cilët do të jenë të parët që do ta fillojnë këtë histori të bukur shqiptare, transmeton Albinfo.ch.
“Kur flasim për Abetaren, natyrshëm na vijnë në mendje të gjithë ata atdhetarë e intelektualë që i vunë themelet, e bënë rrugë të gjatë dhe plot sakrifica për ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare që na bashkojnë. Kujtojmë edhe gjithë atë plejadë mësuesish që ngritën breza të tërë, duke luftuar analfabetizmin dhe paditurinë për të ngritur kështu një komb të tërë drejt një shoqërie të emancipuar, të ditur e konkurruese me botën e zhvilluar”, tha Nagavci, derisa shtoi se të gjithë së bashku duhet të bëjnë historinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës, arsimit dhe fuqizimin e kombit shqiptar.
“Shfrytëzimi i potencialit të dy vendeve tona na bën shumë më të fortë dhe shumë më të lehtë arritjen e synimeve tona të përbashkëta për arsimim më cilësor”, u shpreh ajo.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











