Futboll
A po i frikësohet Sllovakia kombëtares së Kosovës?
Pas shortit të plejofit për Botërorin 2026, kapiteni i Sllovakisë, Milan Shkriniar, nuk i kurseu fjalët e lëvdatës për Kosovën, kundërshtaren e tyre në gjysmëfinale.
Qendërmbrojtësi i njohur, i cili ka luajtur për klube si Sampdoria, Inter, PSG dhe aktualisht Fenerbahçe, theksoi se të gjitha ekipet në plejof janë të forta.
“Nuk kishte asnjë ekip të dobët midis katër kundërshtarëve. Kosova ka bërë kualifikime fantastike dhe do të jetë një sfidë e vështirë për ne,” tha Shkriniar për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Sllovakisë.
Ai shtoi se avantazhi kryesor për Sllovakinë do të jetë mbështetja e tifozëve në stadiumin e tyre: “Ambientin e shtëpisë e kemi në favor. Me stadium plot dhe tifozë pas nesh, do të japim maksimumin dhe do të krijojmë një mbrëmje të paharrueshme. Bashkë me ta, shpresojmë të afrohemi drejt qëllimit tonë,” përfundoi kapiteni sllovak.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës pritet të jetë një nga më interesante të plejofit evropian, ku të dyja skuadrat synojnë biletën për në Botërorin 2026.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











