Kosova
A mund të anulohet Alba Festival?
Festivali Alba, më i madhi festival “nën qiell të hapur” i muzikës shqiptare në Evropë është përsëri në prag të shtyrjes së datës ose anulimit. Kjo po ndodh për shkak të mungesës së miratimit nga qyteti dhe kështu “pushtuesit autonomë” (një lëvizje anarkiste e krahut të majtë) në djerrinën e Hardturmit po i detyrojnë organizatorët të shqyrtojnë zgjidhje alternative, shkruan 20minuten.
Festivali Alba zakonisht mbahet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut në djerrinën e stadiumit Hardturm të Cyrihut. Këtë vit, ende asgjë nuk është gati pasi “autonomët” në fjalë, janë vendosur në këtë shesh.
Pse Festivali Alba nuk po mbahet siç është planifikuar?
Arsyeja kryesore është mungesa e miratimit. Vendimi për të shtyrë fillimin e ndërtimit të planifikuar të qendrës së përkohshme të azilit, në djerrinën e Hardturmit nuk është ende zyrtar.
Për rrjedhojë, kërkesa e organizatorëve nuk mund të miratohet ende, thotë zëdhënësja e departamentit përgjegjës, përcjell albinfo.ch.
“Është e pabesueshme. Pengesa politike i vihen vazhdimisht në rrugë festivalit. Pritshmëria ime ishte e qartë që këshilli i qytetit do t’u afrohej organizatorëve sapo ta dinin se qendra e azilit nuk do të ndërtohej, thotë Përparim Avdili, kryetar i FDP i qytetit të Cyrihut dhe asamblist.
Ai është i zhgënjyer me punën që po bëhet sa i përket lirimit të hapësirës. “Edhe një herë qyteti po tregon një tolerancë të rreme për ata që nuk i binden ligjit. Me sa duket ata janë shumë selektiv në zgjedhjen se kujt duhet t`i lejohet një gjë, e kujt jo. Për këtë mund të ketë edhe arsye politike”, thotë Avdili.
Me sugjerimin e Avdilit, qyteti u ofron organizatorëve që të mbahet festivali pavarësisht “pushtimit”. “Aktualisht jemi duke e shqyrtuar këtë ofertë shumë të hapur. Në parim është e mundur të mbahet festivali për dy muaj, por kushtet e përgjithshme të qytetit janë ende të hapura”, thotë organizatori i Festivalit Alba, Adem Morina, shkruan 20minuten.
Derisa ende nuk është marrë një vendim nëse duhet të largohen “pushtuesit”, organizatorët presin vendimin që mund të marrë kantoni. Ndërkohë ata thonë janë të gatshëm për të bashkëpunuar me festivalin. “Ne në thelb jemi të hapur për bashkëpunim me Festivalin Alba. Ata mund të flasin gjithmonë me ne”, thotë Florian (40), një banor i ndërtesës së braktisur.
Ndërkohë autoritetet e qytetit janë të bindur se mund të gjendet një gjuhë e përbashkët. “Ne jemi të bindur se bashkëjetesa është e mundur. “Autonomët” kanë sinjalizuar gjithmonë bashkëpunim të plotë. Në parim, Festivali Alba mund të zhvillohet – në 6000 nga 10000 metra katrorë gjithsej. Miratimi përfundimtar duhet të vijë së shpejti. Në thelb, askush nuk ka të drejtë për një vend ngjarjeje (të garantuar). Kjo vlen për Festivalin Alba si dhe për të gjitha eventet e tjera,” thotë zëdhënësja Claudia Naegeli, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











