Futboll
A do të largohet Shaqiri nga Liverpooli?
Ai i bëri vetëm 11 paraqitje si titullar në Premierligë dhe vetëm dy në Evropë gjatë gjithë sezonit 2018/19
Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është shprehur i zhgënjyer me rolin e vet në skuadër dhe me minutat e paktë që po i ofrohen në ndeshje nga trajneri Jurgen Klopp në “Anfield”.
Futbollisti shqiptar nuk ka arritur të zë vend në formacionin e parë të Liverpoolit për shkak të konkurrencës së madhe në skuadrën e kampionit të Evropës dhe tani ai ia ka hapur derën mundësisë së largimit nga Liverpooli, transmeton Gazeta Express.
A do të largohet Shaqiri nga Liverpooli? Pesë gjëra që duhet t’i dini:
– Shaqiri u transferua nga Stoke City, që ra nga Premierligës, për 13.5 milionë euro
– Ai i bëri vetëm 11 paraqitje si titullar në Premierligë dhe vetëm dy në Evropë gjatë gjithë sezonit 2018/19
– Deri më tani këtë sezon, Shaqiri është lënë si rezervë e papërdorur në të dyja ndeshjet e ligës dhe në Super Kupën e Evropës
– Ai luajti në Community Shield, mirëpo ishte në fushë për atë disfatë kundër Manchester Unitedit vetëm për 11 minuta
– Shaqiri ka rrëfyer se është duke tentuar ta gjejë një zgjidhje për situatën e tij aktuale në klub
Shaqirit nuk iu dha një rol i madh në planet e Kloppit për sezonin e ri dhe këtë sezon 27-vjeçari mbeti në stol për të gjithë 90 minutat kundër Norwich Cityt, Southamptonit dhe Chelsea.
Liverpooli vendosi të mos transferojë përforcime këtë verë, mirëpo rikuperimi i plotë i Alex Oxlade-Chamberlain nuk i ka ndihmuar aspak Shaqirit.
Anglezi mungoi nga fushat e blerta për mbi një vit për shkak të dëmtimit serioz të gjurit. Mirëpo, ai tani është kthyer dhe kjo bën që Shaqiri të jetë edhe një pozitë më poshtë në radhës e lojtarëve për të hyrë në lojë shkruan Gazeta Ekspress, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?