Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në Austri që të marrin pjesë në koncertin e tij, i cili do të mbahet këtë të diel në Vjenë, shkruan albinfo.at.
Përmes një videoje drejtuar diasporës shqiptare, Lahaj ka ftuar bashkatdhetarët që të jenë pjesë e mbrëmjes muzikore, e cila do të mbahet më 8 nëntor, duke filluar nga ora 19:00, në Wiener Konzerthaus, në sallën prestigjioze Großer Saal.
Në mesazhin e tij, Lahaj ka ndarë edhe një informatë praktike për bashkatdhetarët që do të udhëtojnë nga qytete të tjera drejt Vjenës. Ai ka bërë të ditur se parkimi në rrugët publike të qytetit përgjithësisht është pa pagesë të dielave, duke këshilluar njëkohësisht që të kontrollohen tabelat për kufizime të veçanta dhe hapësirat e rezervuara.
Me këtë ftesë, artisti synon të bashkojë publikun shqiptar në Austri në një mbrëmje kushtuar muzikës dhe artit./Albinfo.at
Për të gjithë të interesuarit, biletat mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të artistit, www.ramelahaj.com.