Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch.
“Dardanët” do të përballen me Izraelin dhe Republikën e Irlandës, në dy sfida të rëndësishme për objektivat e Kosovës në këtë garë.
Risi në listën e përzgjedhësit gjerman janë tri ftesat e para për Lindrit Kamberin, Bleon Kurtulusin dhe Enis Rexhepin, të cilët do të kenë mundësinë të debutojnë me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, skuadra do t’i qaset këtyre përballjeve me motivim dhe përkushtim maksimal, me synimin për të arritur rezultate pozitive në Ligën e Kombeve./Albinfo.ch
