Kosova

Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

Presidenti i Shqipërisë i përcolli urimet presidentes së re të Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rrugën drejt së ardhmes evropiane.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Përmes një postimi, Begaj tha se Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, shkroi Begaj.

Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës me 81 vota në Kuvend, më 6 tetor, dhe më pas dha betimin para deputetëve./Albinfo.ch