Lajme
Policia zvicerane paralajmëron nxënësit për thirrjet për bllokimin e shkollave
Policia Kantonale e Valais në Zvicër ka paralajmëruar nxënësit dhe prindërit pas përhapjes së thirrjeve në rrjetet sociale për protesta dhe bllokimin e disa shkollave, në një kohë kur lëvizja e nxënësve të shkollave të mesme po zhvillohet në Francë.
Thirrje për tubime u janë drejtuar nxënësve në disa qytete të kantonit, përfshirë Saint-Maurice, Monthey, Collombey-Muraz, Troistorrents dhe Vouvry. Protestuesit synonin të shprehnin pakënaqësi për kushtet në shkolla, problemet me transportin dhe mungesën e një kuadri të qartë për përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim.
Megjithatë, në Saint-Maurice protesta e paralajmëruar të martën nuk u zhvillua. Autoritetet e kanë cilësuar thirrjen si një mashtrim. Thirrje të ngjashme për bllokimin e shkollave janë shpërndarë edhe për zona të tjera të Valais, por pa mobilizim konkret.
Policia ka nisur disa hetime lidhur me mesazhet e publikuara në rrjetet sociale. Autoritetet paralajmërojnë se nxënësit mund të përballen me masa disiplinore, ndërsa mesazhet që nxisin trazira ose dhunë mund të kenë edhe pasoja penale.
Megjithatë, policia thekson se shprehja e një opinioni, mbështetja e një kauze apo thirrja për mobilizim nuk përbën automatikisht vepër penale. Vlerësimi bëhet në bazë të veprimeve konkrete dhe rrethanave.
Në kuadër të një fushate parandaluese, Policia Kantonale e Valais u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që të mos shpërndajnë thirrje për bllokimin e shkollave.
Ndërkohë, në Francë protestat e nxënësve vazhdojnë, me dhjetëra mijëra të rinj që kërkojnë më shumë burime për arsimin. Lëvizja, e cila nisi në mesin e shtatorit, është shtrirë në disa qytete të vendit dhe ka marrë edhe mbështetjen e sindikatave të arsimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











