E-Diaspora
Motoçikleta e vëllezërve Muharremi, më e bukura në ekspozitë
Motoçikleta e vëllezërve Muharremi do të ekspozohet deri më 10 nëntor 2015 po në Berlin: Gestalten Space, Sophie-Gips-Hofe, Sophienstrase 21, 10178 Berlin, Germany

Adhuruesit e motoçikletave në botë janë të shumtë. Ndër këta adhurues ka edhe shumë prej atyer që preferojnë një lloj tjetër të motoçikletave, atyre të punuara me dorë.
Në vikendin e kaluar, në hapësirën e lokalit “Gestalten” në Berlin, u hap ekspozita e motoçikletave të punuara me dorë.
Në ekspozitën më të rëndësishme në botë të këtij zhanri, u prezentua edhe libri “The Ride 2nd Gear” me fotografitë e motoçikletave më të mira nga gjithë bota.
Shumë prej këtyre motoçikletave ishin edhe të ekspozuara në hapësirën e “Gestalten” e këtë ekspozitë më madhështore e bënte edhe prania e shumë kompanive prestigjioze nga kjo skenë si: Young Guns Speedshop, El Solitario, Uwe Ehinger, Sébastien Lorentz e shumë të tjerë. Në ballinën e këtij libri që njihet si bibla e motoçikletave, por edhe në hapësirën kryesore të ekspozitës, shkëlqente një motoçikletë me emrin Type 6, e dizajnuar dhe prodhuar nga Auto Fabrica.
Kjo kompani e re që në kohë të shkurtë ka bërë emër në këtë skenë, është themeluar nga vëllezërit Gazmend dhe Bujar Muharremi me prejardhje nga Mitrovica të cilët jetojnë në Britani të Madhe.
Dizajnerët industrial shqiptarë kanë prodhuar një sëri motoçikletash, por “Type 6” është për ta kulmi i suksesit në kohën e shkurtë të veprimtarisë së tyre.
Prominenca ndër prodhuesit e këtyre motoçikletave nuk kurseu me lëvdata për punën e mrekullueshme të vëllezërve Muharremi, motoçikleta e të cilëve u shpall më e bukura në ekspozitë.
Dizajni dhe kualiteti i saj, e sollën atë edhe në ballinën e Gentlemen Edition të “The Ride 2nd Gear”.
Ky libër që botohet për herë të dytë, në 352 faqet e tij, sjell fotot e motoçikletave të prodhuesve më të mirë të planetit. Të jesh në mesiin e tyre apo më mirë të thuhet, në ballë të tyre, është një nder dhe sukses i madh për vëllezërit Muharremi. Motoçikleta e tyre “Type 6” ishte në qendër të vëmendjes të të pranishmëve. Adhuruesit e këtij komuniteti që është gjithnjë në rritje, do të kenë mundësinë që në katër javët e ardhshme të shikojnë nga afër prodhimin e Auto Fabrica dhe kompanive tjera.
“Ishte një fundjavë e mirë për ne në Berlin. Prania jonë në elitën botërorë si dhe rezonanca për prodhimete tona, na bën krenar dhe na shtyn që edhe në të ardhmen ta pasurojmë botën e motoçikletave me idetë dhe prodhimet tona“ flasin vëllezërit Muharremi të cilët pas studimeve në dizajnin industrial themeluan kopmaninë Auto Fabrica në Essex të Britanisë së Madhe.
Prodhimet e tyre janë të kërkuara shumë edhe jashtë Britanisë së Madhe ku Gazmendi dhe Bujari jetojnë që nga viti 1998. Klientët e tyre janë kryesisht yje nga sporti, filmi, muzika etj. Idetë dhe planet e tyre janë të shumta ndër të tjerash edhe për prodhimin e veturave.
Motoçikleta e vëllezërve Muharremi do të ekspozohet deri më 10 nëntor 2015 në Berlin: Gestalten Space, Sophie-Gips-Hofe, Sophienstrase 21, 10178 Berlin, Germany.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL Bëhet e ditur se turizmi dhe kulinaria shqiptare u promovuan sot në një nga universitetet më...
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
-
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
-
Rrahje masive mes kroatëve e shqiptarëve në Zagreb, ka të plagosur
-
Diaspora është zemra ekonomike e Kosovës
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi