Lajme
Bashkatdhetarët mbeten në Aeroport, janë stërshitur biletat
"Për shkak të një defekti në sistemin tonë të parapagimeve (prenotimit të biletave) në disa fluturime të Edelweis-it ka ndodhur tejkalim i padëshiruar i numrit të prenotimeve. Mes tjerash kjo ka ndodhur edhe për fluturimet për në Prishtinë dhe nga Prishtina", thotë për albinfo.ch shefi i komukimit në këtë korporatë
Dhjetëra bashkatdhetarë që kanë pasur destinacion Cyrihun, me fluturimin e të dielës, atë të orës 9:20, kanë mbetur në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, pasi që kompania Edelweiss ka shitur bileta më shumë se që ka pasur kapacitet aeroplani. Kjo shtyrje ka irituar pasagjerët, të cilët janë tubuar para zyrës së kompanisë “Austrian airlines”.
Kompania “Austrian” u tha se ka përfaqësinë për kompaninë zvicerane për Kosovë. Prandaj sipas zyrtarëve në këtë kompani, që është e akredituar në Aeroport, janë dhjetra bileta më shumë se ka kapacitet aeroplani. Pasagjerët, janë identifikuar dhe kanë marrë premtim për një udhëtim tjetër nesër në mëngjes në ora 04:00 për në Cyrih.
Bashkatdhetarët kanë paralajmëruar padi ndaj kompanisë Edelweiss, pasi që shumica prej tyre kanë humbur edhe punën. Në mesin e udhëtarëve që kanë mbetur në Aeroport ka pasur edhe gra e fëmijë, ndërsa disa prej tyre janë ankuar se Cyrihun e kanë shfrytëzuar vetëm trampolinë, për të ikur në qendrat tjera. Ata thanë se kjo kompania ua ka prish shumë plane.
”Nesër në ora 6:30 është dashtë të lajmërohem në punë. Kjo shtyrje më ka shkaktuar shumë telashe”, deklaroi për Albinfo.Ch, Dardan S, një bashkatdhetar që jetonte në St’Gallen, i cili kishte ardhur me datën 7 tetor me qëllim për të parë ndeshjen e shumëpritur në futboll Shqipëri-Serbi. “Shqipëria humbi, tash edhe udhëtimi po shtyhet. Tana të zezat’, deklaroi ai.
Albinfo.Ch kontaktoi edhe zyrat e “Austrian airlines” në Kosovë, por një zyrtar atje tha se nuk është kompetent për t’u deklaruar për këtë shtyrje. Tha se për këtë drejtohuni kompanisë që u ka lëshuar bileta pangjarëve.
Ndryshe, dikush në Aeroport u ankua se disa bilett janë shituar nga disa matrapazë në aeroport, që merren me çështjen e fluturimeve.
Edleweis: Ka pasur një defekt në sistemin e prenotimeve, kërkojmë falje nga pasagjerët
Albinfo.ch ka kontaktuar edhe zyrën e korporatës Edelweis në Cyrih dhe menaxheri i lartë, shef për komunikim në korporatë, Andreas Meier ka pranuar se ka pasur një çrregullim në sistemin e parapagimit. “Për shkak të një defekti në sistemin tonë të parapagimeve (prenotimit të biletave) në disa fluturime të Edelweis-it ka ndodhur tejkalim i padëshiruar i numrit të prenotimeve. Mes tjerash kjo ka ndodhur edhe për fluturimet për në Prishtinë dhe nga Prishtina.
Defekti ndërkohë është lokalizuar dhe korrigjuar. Edelweis bën çdo gjë të mundur për të gjetur zgjidhje për pasagjerët e prekur nga ky defekt, në mënyrë që ata të mund të udhëtojnë ditën e njëjtë kur kanë planifikuar dhe u kërkon falje në të gjitha format për rrethanat e krijuara.
Synimi më i lartë i Edelweis-it është që pasagjerët tanë të udhëtojnë në mënyrë të sigurt dhe me kohë të saktë. Për këtë arsye ne nuk bëjmë tejkalim prenotimesh të biletave”, përfundon sqarimi i Edelweis-it.
E-Diaspora
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës Panairi më në zë te shqiptarët “Gjergji, Heroi Kombëtar”, gjithmonë i ka bërë bashkë shqiptarët, përcjell...
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri? Nëse punoni në Austri – ose po kërkoni punë këtu – me siguri do të keni...
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë