Kosova
Prishtinë: PDK dhe LVV nuk e mbështesin tarifën 2 euro për hyrje në qendër
Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është diskutuar Rregullorja për Tarifa e kryeqytetit, e cila përfshin edhe vendosjen e tarifës prej 2 eurosh për veturat që futen brenda zonës “Qendër”.
Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk e mbështet vendosjen e tarifës dhe ka kërkuar ndryshimin e rregullores.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, e ka mbrojtur propozimin për vendosjen e taksës duke thënë se këtë kufizim e kanë bërë 600 qytete në botë, duke marre si shembull kryeqytetin e Sllovenisë e Shqipërisë teksa theksoi se veturat mund të kenë qasje në parkingun e Pallatit të Rinisë pa u tarifuar, transmeton albinfo.ch.
Nga Lëvizja Vetëvendosje po ashtu kundërshtohet kjo tarifë, pasi konsiderohet se krijimi i një zone të tillë “e ngulfat edhe më shumë qytetin”.
Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan ndryshime, duke propozuar nga tarifa të lirohen të gjithë qytetarët e Prishtinës, jo vetëm ata që banojnë brenda zonës së qendrës.
Nga Lidhja për Prishtinën u propozua që targat e qytetit të Prishtinës të ndërrohen nga 01 me numrin identifikues 10 kështu do të mund të identifikoheshin saktë banorët e Prishtinës nga ata të komunave përreth që mbajnë numrin 01 dhe nuk do të kishte nevojë për kufizime për banorët e Prishtinës.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










