Kosova

Ambasada amerikane nderon Afrim Bunjakun dhe kërkon llogaridhënie për autorët e Banjskës

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shprehur solidaritet me Kosovën në përkujtimin e policit të vrarë gjatë sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023.

Përmes një postimi, Ambasada amerikane tha se i bashkohet Kosovës në përkujtimin e Bunjakut, duke ritheksuar njëkohësisht thirrjen për përgjegjësi për autorët e sulmit.

“Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Bunjaku u vra gjatë përleshjeve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur serb në Banjskë. Pas vdekjes, ai u nderua me titullin “Hero i Kosovës”.