Kosova
Haxhiu raportohet se ka ftuar në Presidencë familjet e ish-krerëve të UÇK-së
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, raportohet se ka ftuar në një takim familjarët e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas raportimeve të mediave, duke u thirrur në burime brenda Presidencës, takimi pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me temat që pritet të diskutohen në takim, ndërsa nuk është konfirmuar as data e saktë e mbajtjes së tij.
Ndërkohë, në Prishtinë pritet të mbahet edhe protesta e shtatë në sheshin “Skënderbeu”, pas shpalljes së aktgjykimit. Protesta kundër vendimit të Dhomave të Specializuara janë zhvilluar edhe në disa vende të Evropës.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











