Kosova
“Liria ka Emër” paralajmëron marshin në Prishtinë “Jo në emrin tim” më 1 tetor
Platforma qytetare kërkon koordinim institucional pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe njofton për një marsh paqësor në Prishtinë.
Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka kërkuar angazhim dhe koordinim të institucioneve të Kosovës pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, ka kërkuar që institucionet e Kosovës të përcaktojnë një plan dhe strategji për fazën e re juridike, ndërsa ka bërë thirrje për koordinim edhe me institucionet e Shqipërisë, spektrin politik, diplomacinë, shoqërinë civile dhe ekspertët.
Sipas Tashollit, një prej kërkesave është mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për të diskutuar mbështetjen institucionale dhe financimin e mbrojtjes juridike.
Ndërkohë, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, ka njoftuar se më 1 tetor, nga ora 16:00, do të mbahet një marsh paqësor me moton “Jo në emrin tim”, në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas organizatorëve, data 1 tetor lidhet me protestën studentore të 1 tetorit 1997. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu vazhdimin e kësaj nisme më 10 tetor në Bruksel, së bashku me pjesëtarë të mërgatës.
“Liria ka Emër” ka bërë të ditur edhe nisjen e një peticioni qytetar me moton “Jo në emrin tim”, i cili, sipas platformës, do të dërgohet në Bruksel, Strasburg dhe Hagë./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











