Kosova
Ligji për Specialen: LVV kërkon analizë juridike, Çitaku kërkon zotim për votim
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj nismës së Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar që fillimisht të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
LVV ka bërë të ditur se propozimin e PDK-së do ta shqyrtojë nga aspekti juridik, përfshirë përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe ndikimin që ndryshimet eventuale mund të kenë në procedurat që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara.
Sipas LVV-së, çështja duhet të trajtohet përmes një qasjeje institucionale dhe të koordinuar, duke marrë parasysh edhe procedurat e apelit dhe interesat e ekipeve të ndryshme të mbrojtjes në rastet e katër ish-krerëve të UÇK-së.
Ndërkohë, ndaj këtij qëndrimi ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Çitaku ka deklaruar se PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët e saj nga Gjykata Kushtetuese nëse LVV jep zotim publik se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, do të marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe do ta trajtojë këtë proces me përgjegjësinë e duhur shtetërore, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër”, ka deklaruar Çitaku.
Kështu, PDK po e lidh tërheqjen e lëndëve nga Kushtetuesja me një zotim publik të LVV-së për votimin e Projektligjit dhe mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes.
Në anën tjetër, LVV ka theksuar se para çdo veprimi duhet të vlerësohen implikimet juridike të nismës dhe efektet e mundshme në proceset gjyqësore që janë në zhvillim.
Debati mes dy partive zhvillohet në një kohë kur çështja e ndryshimit të kuadrit ligjor për Dhomat e Specializuara dhe procedurat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbetet në qendër të diskutimeve politike dhe institucionale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










