Lajme
AfD shënon rritje të ndjeshme në Berlin dhe Meklenburg, por Die Linke kryeson në kryeqytet
Partia e ekstremit të djathtë, AfD, ka shënuar rritje të ndjeshme në zgjedhjet rajonale të së dielës në Berlin dhe Meklenburg-Pomeraninë Perëndimore, sipas exit-polleve të zhvilluara për transmetuesit publikë gjermanë. Në Berlin, kryesimin e ka marrë partia e së majtës radikale, Die Linke.
Në Meklenburg-Pomeraninë Perëndimore, AfD-ja ka dalë në avantazh ndaj socialdemokratëve të SPD-së, duke marrë rreth 37–38% të votave, krahasuar me 16.7% që kishte siguruar në zgjedhjet e vitit 2021.
Kjo rezultat e ka lënë shumë prapa partinë konservatore të kancelarit Friedrich Merz.
Rritje e AfD-së edhe në Berlin
Në kryeqytetin gjerman, AfD-ja ka siguruar mes 13.5% dhe 16% të votave, sipas sondazheve të transmetuesve publikë ARD dhe ZDF. Në zgjedhjet e vitit 2023, partia kishte marrë rreth 9% të votave.
Megjithatë, në Berlin kryeson Die Linke, e cila sipas exit-polleve ka marrë mes 24.5% dhe 26% të votave.
CDU-ja, partia që deri tani drejtonte bashkinë e kryeqytetit, renditet pas saj me rreth 20%.
“Katastrofë” elektorale për Friedrich Merz
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se do të vazhdojë me reformat, pavarësisht rezultatit që ka shkaktuar tronditje të fortë për partinë e tij.
“Reformat duhet të zbatohen (…) Unë e marr këtë përgjegjësi, sepse dua ta çoj vendin tonë përpara”, deklaroi Merz pas publikimit të rezultateve të para.
Me këtë deklaratë, kancelari duket se ka përjashtuar mundësinë e largimit nga detyra, pas disa ditësh spekulimesh në skenën politike gjermane lidhur me të ardhmen e tij.
Rezultatet e zgjedhjeve në Berlin dhe Meklenburg-Pomeraninë Perëndimore vijnë pak kohë pas fitores së AfD-së në Saksoni-Anhalt, duke konfirmuar rritjen e mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë në disa zona të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











