Lajme
Revolut synon të bëhet bankë në Zvicër, planifikon investime mbi 150 milionë franga
Kompania britanike e teknologjisë financiare Revolut ka aplikuar për licencë të plotë bankare në Zvicër, me synimin që të zgjerojë ndjeshëm shërbimet për klientët zviceranë dhe të pozicionohet si një bankë për përdorim të përditshëm, transmeton albinfo.ch.
Drejtuesit Julian Biegmann dhe David Tirado kanë bërë të ditur se miratimi nga Autoriteti Zviceran i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar (FINMA) do t’u mundësonte klientëve që, për herë të parë, të merrnin pagat drejtpërdrejt dhe të depozitonin kursimet e tyre te Revolut në Zvicër.
Kompania ka paralajmëruar gjithashtu investime të konsiderueshme në tregun zviceran. Revolut planifikon të investojë më shumë se 150 milionë franga zvicerane gjatë pesë viteve të ardhshme.
Në kuadër të zgjerimit, kompania synon ta trefishojë numrin e punonjësve në Zvicër. Ekipi aktual prej rreth 30 personash pritet të rritet në afërsisht 90 punonjës deri në fund të vitit 2027.
Nëse FINMA e miraton kërkesën, Revolut do të mund të konkurrojë më drejtpërdrejt me bankat tradicionale që operojnë në Zvicër.
Megjithatë, marrja e licencës nuk është ende e garantuar. Vendimi përfundimtar për aplikimin i takon autoritetit zviceran të mbikëqyrjes financiare.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












