Lajme
Studimi: Rezultatet e sondazheve mund të ndikojnë në mënyrën se si votojnë zviceranët
Rezultatet e sondazheve të opinionit mund të ndikojnë në sjelljen e votuesve në Zvicër, veçanërisht kur një iniciativë perceptohet se ka pak gjasa të miratohet, sipas një studimi të ri
Politologu Oliver Strijbis nga Franklin University në Sorengo të kantonit Ticino zhvilloi tri eksperimente me sondazhe, ku morën pjesë mbi 4,000 persona. Hulumtimi analizoi reagimet e pjesëmarrësve ndaj tri iniciativa popullore zvicerane, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Pjesëmarrësve iu dhanë informacione të ndryshme lidhur me gjasat që iniciativat të miratoheshin. Rezultatet treguan se kur të anketuarve u thuhej se një iniciativë pritej të dështonte, mbështetja e tyre për të binte.
Studiuesi e përshkruan këtë dukuri si “efekti Titanic”: pritja se një propozim do të humbasë mund të ndikojë që edhe më shumë votues të largohen nga mbështetja për të.
Studimi gjeti gjithashtu disa shenja të të ashtuquajturit “bandwagon effect”, ku pritja se një iniciativë do të fitojë shoqërohet me rritje të mbështetjes. Megjithatë, ky efekt ishte i dobët dhe rezultatet nuk ishin statistikisht domethënëse.
Ndërkohë, studiuesit nuk gjetën dëshmi për një “underdog effect”, pra që votuesit të mbështesin më shumë një propozim pikërisht sepse ai shihet se ka pak gjasa të fitojë.
Strijbis thekson se këto rezultate nuk nënkuptojnë se sondazhet përbëjnë manipulim të votuesve. Sipas tij, çështje thelbësore është transparenca: duhet të jetë e qartë se kush e ka porositur sondazhin dhe cila organizatë e ka realizuar atë.
Ai vëren gjithashtu se në Zvicër zhvillohen relativisht pak sondazhe. Kjo mund ta bëjë më të vështirë krahasimin dhe korrigjimin e rezultateve që mund të jenë të shtrembëruara për shkak të rastësisë statistikore apo gabimeve të tjera.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën shkencore “Electoral Studies”.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











