Selektori i ri i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ndërsa në mesin e emrave të rinj është edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, transmeton albinfo.ch.
Gjermania në ndeshjet e radhës do të përballet me Holandën, ndërsa do të luajë edhe dy takime ndaj Greqisë dhe një ndaj Serbisë.
Gruda, 22-vjeçar, aktualisht është i huazuar te Leipzigu nga Brighton, ndërsa prej kohësh konsiderohet një prej talenteve të futbollit gjerman.
Emri i tij ishte lidhur më herët edhe me një të ardhme të mundshme te Kombëtarja e Shqipërisë. Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Gruda ka vendosur të përfaqësojë Gjermaninë.
Kështu, talenti shqiptar i ka dhënë përparësi Gjermanisë, duke lënë pas mundësinë për të luajtur në të ardhmen me Shqipërinë./Albinfo.ch
https://www.albinfo.ch/klopp-publikon-listat-e-gjermanise-ftohet-edhe-shqiptari-brajan-gruda/