Futboll

Lorent Tolaj refuzon Kosovën dhe Shqipërinë, pret ftesën nga Zvicra

Sulmuesi i Bristol Cityt synon të përfaqësojë Zvicrën, ku është zhvilluar në sistemin e të rinjve

Sulmuesi shqiptar i Bristol Cityt, Lorent Tolaj, ka refuzuar afrimet nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa e ardhmja e tij në nivel ndërkombëtar mbetet e lidhur me Zvicrën, transmeton albinfo.ch.

Tolaj, i cili është formuar në sistemin e futbollit të të rinjve në Zvicër, raportohet se është duke pritur një mundësi për t’u ftuar nga përfaqësuesja helvetike.

22-vjeçari është pjesë e Bristol Cityt në Angli dhe ka kaluar nëpër disa nivele të futbollit zviceran gjatë zhvillimit të tij si futbollist.

Pavarësisht afrimeve nga Kosova dhe Shqipëria, Tolaj duket se e ka prioritet përfaqësimin e Zvicrës.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar nga futbollisti dhe mbetet të shihet nëse ai do ta veshë fanellën e përfaqësueses zvicerane në të ardhmen./Albinfo.ch