Lajme
Qeveria zvicerane: Dalja nga Schengen/Dublin mund t’i kushtojë miliarda Zvicrës
Një raport i porositur nga Parlamenti zviceran vlerëson se largimi nga Schengen/Dublin do të kishte pasoja të konsiderueshme ekonomike, në tregun e punës, turizëm, azil dhe siguri
Zvicra përfiton ndjeshëm nga pjesëmarrja në sistemin Schengen/Dublin, ndërsa një tërheqje prej tij mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike dhe të sigurisë, sipas një raporti të Qeverisë zvicerane, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Sipas vlerësimeve të raportit, pa pjesëmarrjen në Schengen/Dublin, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Zvicrës deri në vitin 2035 mund të jetë deri në 3.9 për qind më i ulët. Kjo do të përkthehej në një humbje vjetore të të ardhurave prej rreth 1,300 frangash për banor.
Një largim nga sistemi do ta detyronte Zvicrën të forconte ndjeshëm infrastrukturën dhe personelin për kryerjen e kontrolleve kufitare.
Ndikimi do të ndihej veçanërisht nga punëtorët ndërkufitarë dhe sektorët që varen prej tyre, përfshirë shëndetësinë dhe gastronominë. Raporti vlerëson se punëtorët ndërkufitarë mund të humbnin në total rreth 422 mijë orë në ditë në kolona, me kosto të vlerësuara ndërmjet 1.08 dhe 2.27 miliardë frangash.
Pasoja parashikohen edhe për turizmin. Humbjet e të ardhurave në këtë sektor mund të arrijnë ndërmjet 320 dhe 810 milionë frangash në vitin 2035, ndërsa vizitorët që do të kishin nevojë për një vizë të veçantë për Zvicrën do të përballeshin me procedura dhe kosto shtesë.
Ndikim edhe në azil dhe siguri
Largimi nga Dublin do të kishte pasoja edhe në sistemin e azilit. Zvicra do të duhej të shqyrtonte edhe kërkesat e personave që kanë paraqitur më parë kërkesë për azil në një shtet tjetër të sistemit Dublin.
Gjithashtu, transferimi i azilkërkuesve drejt shteteve të tjera Dublin nuk do të ishte më i mundur. Sipas raportit, kjo mund të sillte kosto shtesë prej 166 deri në 824 milionë frangash.
Në aspektin e sigurisë, autoritetet theksojnë rëndësinë e qasjes së Zvicrës në bazat e të dhënave të Schengenit dhe në rrjetet e bashkëpunimit ndërkufitar. Dalja nga sistemi mund të krijonte boshllëqe në shkëmbimin e informacionit dhe në identifikimin në kohë të kërcënimeve.
Raporti është publikuar në kontekstin e qëndrimit të Këshillit Federal ndaj iniciativës së Partisë Popullore Zvicerane (SVP) “Stop abuzimit me azilin! (Iniciativa për mbrojtjen e kufijve)”, e cila kërkon kontrolle sistematike kufitare dhe kufizime në fushën e azilit.
Këshilli Federal e kundërshton iniciativën pa paraqitur kundërpropozim dhe paralajmëron se miratimi i saj mund të rrezikojë pjesëmarrjen e Zvicrës në sistemin Schengen/Dublin.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











