Lajme
Qiratë në Zvicër bien për herë të parë pas pesë vjetësh
Çmimet e banesave të ofruara me qira në Zvicër kanë shënuar rënie për herë të parë pas pesë vjetësh. Megjithatë, dallimet mes rajoneve mbeten të mëdha, ndërsa Cyrihu vazhdon të jetë rajoni më i shtrenjtë në vend
Sipas analizës së re të tregut të banesave me qira (ReMPA), të realizuar nga Swiss Real Estate Institute për portalin Newhome, qiratë e banesave të shpallura në Zvicër kanë rënë mesatarisht me 1.7 për qind ndërmjet korrikut 2025 dhe korrikut 2026.
Kjo është hera e parë që qiratë e ofruara shënojnë rënie që nga periudha 2019/2020, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, zhvillimi ndryshon ndjeshëm nga një rajon në tjetrin. Rënia më e madhe është regjistruar në Ticino, me 10.9 për qind, ndërsa në kantonin e Cyrihut qiratë kanë rënë me 3.3 për qind. Në rajonin Mittelland është regjistruar një rënie më e lehtë prej 0.9 për qind.
Në anën tjetër, në disa pjesë të vendit qiratë kanë vazhduar të rriten. Në Zvicrën Qendrore ato janë rritur me 2.3 për qind, ndërsa në Zvicrën Lindore me 1.4 për qind.
Pavarësisht rënies së fundit, Cyrihu mbetet rajoni më i shtrenjtë në Zvicër, me një qira neto mesatare prej rreth 2,340 frangash në muaj. Mittelland mbetet ndër rajonet më të përballueshme, me një mesatare prej rreth 1,452 frangash.
Një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në uljen e çmimeve në Cyrih është rritja e ofertës. Numri i banesave të shpallura atje është rritur nga 46,226 në 50,785 gjatë tri periudhave të fundit të analizuara.
Rënia e qirave vjen megjithatë në një kohë kur oferta e banesave në Zvicër vazhdon të jetë e kufizuar. Norma e banesave të zbrazëta kishte rënë në 1 për qind në vitin 2025, niveli më i ulët në dhjetë vjet, ndërsa stoku i banesave ishte rritur vetëm me 0.95 për qind.
Autorët e analizës theksojnë se zhvillimet e fundit nuk duhet të interpretohen si një trend i njëjtë për të gjithë Zvicrën. Tregjet rajonale po zhvillohen në mënyra gjithnjë e më të ndryshme dhe situata lokale e ofertës dhe kërkesës mbetet vendimtare për çmimet e qirave.
Po ashtu, metodologjia e ReMPA ndryshon nga indekset e tjera të qirave. Analiza bazohet në rreth 300 mijë banesa të shpallura dhe përdor mesataren e tyre pa korrigjim për dallimet në lokacion apo standard, prandaj rezultatet nuk janë plotësisht të krahasueshme me indekse të tjera të tregut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











