Lajme
Zvicra dhe emigrimi i sponsorizuar nga punëdhënësi: Kush mund të përfitojë?
Për shtetasit jashtë BE/EFTA-s, oferta e punës është vetëm hapi i parë drejt lejes së punës në Zvicër
Të huajt që synojnë të punojnë dhe të jetojnë në Zvicër mund të hasin gjithnjë e më shpesh termin “employer-sponsored immigration”, apo emigrim i sponsorizuar nga punëdhënësi. Megjithatë, kjo nuk është një skemë e re emigrimi, por përshkruan procedurën ekzistuese përmes së cilës një kompani zvicerane punëson dhe mbështet aplikimin e një shtetasi të huaj për leje pune.
Sipas të dhënave të përmendura nga The Local, rreth 40% e të huajve që vijnë në Zvicër e bëjnë këtë për arsye pune. Procedurat ndryshojnë ndjeshëm në varësi të shtetësisë së personit, transmeton albinfo.ch.
Për qytetarët e BE-së dhe EFTA-s, qasja në tregun zviceran të punës është dukshëm më e thjeshtë. Për punësime më afatgjata, kontrata e punës shërben si një nga dokumentet bazë për marrjen e lejes përkatëse nga autoritetet kantonale.
Situata është më komplekse për shtetasit e vendeve jashtë BE/EFTA-s. Në këto raste, kandidati zakonisht duhet të ketë një ofertë pune, ndërsa punëdhënësi zviceran duhet të ndërmarrë procedurat përkatëse pranë autoriteteve. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM), pranimi i shtetasve të vendeve të treta në tregun e punës duhet të jetë në interes të Zvicrës dhe ekonomisë së saj.
Në përgjithësi kërkohen kualifikime të larta profesionale, si diplomë universitare ose arsim i lartë dhe përvojë profesionale. Punëdhënësi gjithashtu duhet të dëshmojë se nuk ka mundur të gjejë një kandidat të përshtatshëm nga Zvicra ose nga vendet e BE/EFTA-s, të cilët kanë përparësi në tregun e punës.
Megjithatë, ekzistojnë disa përjashtime. Zvicra ka marrëveshje për shkëmbimin e profesionistëve të rinj me një numër shtetesh. Programi u mundëson personave që kanë përfunduar së paku studimet bachelor ose një formim profesional dyvjeçar të fitojnë përvojë profesionale dhe gjuhësore në Zvicër. Në mesin e vendeve të përfshira janë Kanadaja, SHBA-ja, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe disa shtete të tjera, me kufirin e moshës që mund të shkojë deri në 35 vjeç.
Pra, për shtetasit jashtë BE/EFTA-s, gjetja e një punëdhënësi zviceran të gatshëm të mbështesë procedurën është thelbësore, por oferta e punës nuk garanton automatikisht lejen e punës. Autoritetet shqyrtojnë kualifikimet, nevojat e tregut të punës dhe kushtet ligjore para se të japin miratimin.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












