Kosova
Konjufca nga Haga: Presim aktgjykim lirues
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili po qëndron në Hagë, ka deklaruar se pret një aktgjykim lirues për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Ne presim vetëm një vendim, aktgjykim lirues”, ka thënë Konjufca.
Vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin pritet të shpallet sot në Hagë, pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tyre. Katër ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat ata i kanë mohuar, raporton albinfo.ch.
Shpallja e aktgjykimit pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme të këtij procesi gjyqësor, ndërsa vendimi do të përcaktojë përgjegjësinë penale të secilit prej të akuzuarve në kuadër të aktakuzës së Prokurorisë.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












