Kosova
Wizz Air zgjerohet në Prishtinë, pesë linja të reja drejt Evropës
Wizz Air po zgjeron operacionet në Prishtinë me një avion të dytë Airbus A321neo dhe pesë linja të reja ajrore drejt Gjermanisë, Suedisë dhe Italisë.
Kompania ajrore Wizz Air ka njoftuar zgjerimin e mëtejshëm të bazës së saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke shtuar një avion të dytë Airbus A321neo.
Me këtë zgjerim do të hapen pesë linja të reja nga Prishtina drejt Frankfurt-Hahn, Berlinit, Hamburgut, Malmös dhe Triestes, transmeton albinfo.ch.
Fluturimet drejt Frankfurt-Hahn dhe Berlinit do të fillojnë më 14 dhjetor. Linja për Frankfurt-Hahn do të operojë katër herë në javë, ndërsa ajo për Berlin tri herë në javë. Një ditë më vonë, më 15 dhjetor, do të nisin fluturimet drejt Hamburgut, katër herë në javë, dhe Malmös, tri herë në javë.
Linja Prishtinë-Trieste do të nisë më 19 dhjetor. Çmimet fillestare të biletave janë nga 19.99 euro për Trieste, 29.99 euro për Frankfurt-Hahn dhe Hamburg, 34.99 euro për Berlin dhe 39.99 euro për Malmö.
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar për zgjerimin e operacioneve të Wizz Air në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për lidhjen e Kosovës me destinacionet evropiane.
Me zgjerimin e paralajmëruar, Wizz Air do ta dyfishojë flotën e planifikuar në bazën e Prishtinës, nga një në dy avionë Airbus A321neo. Pesë destinacionet e reja do t’i shtohen linjave të paralajmëruara më herët drejt Brussels Charleroi, Karlsruhe/Baden-Baden dhe Basel-Mulhouse.
Biletat për pesë linjat e reja kanë dalë në shitje nga 15 shtatori, ndërsa zgjerimi i fundit pritet të rrisë më tej praninë e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











