Kosova
Edi Rama uron Albin Kurtin për mandatin e ri dhe e fton për vizitë në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër urimi homologut të tij kosovar, Albin Kurti, me rastin e mandatit të ri qeverisës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri në krye të Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në letrën e urimit, Rama i ka dëshiruar Kurtit sukses në drejtimin e ekzekutivit kosovar, ndërsa ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Mandati juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses”, ka shkruar Rama.
Ai ka riafirmuar gatishmërinë e tij dhe të qeverisë shqiptare për një bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën, në të gjitha nivelet dhe fushat.
“E shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejt shtëpisë së përbashkët evropiane”, thuhet në letrën e Ramës.
Kryeministri i Shqipërisë ka vënë theksin edhe te rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, si dhe angazhimit në projekte të reja në sektorët me interes të përbashkët.
Sipas Ramës, avancimi i këtyre projekteve dhe bashkëpunimi institucional janë në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në fund të letrës, Rama i ka uruar Kosovës përparim të gjithanshëm, ndërsa ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












