Kosova
Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së ish-deputetes së kësaj partie, Flora Brovina, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Brovinës, të cilën e ka përshkruar si një grua të fortë, mjeke, intelektuale dhe veprimtare që ia kushtoi jetën Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Sot na la Flora Brovina. Na la një grua e fortë, një nënë, mjeke, intelektuale dhe veprimtare që gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Hamza.
Ai ka vlerësuar qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e Brovinës, duke thënë se ajo nuk u përkul përballë vështirësive dhe se do të mbetet simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun.
“Flora nuk u përkul kurrë para vështirësive. Ajo qëndroi me dinjitet, guxim dhe përkushtim deri në fund të jetës”, ka shkruar Hamza.
Kreu i PDK-së ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Brovinën, duke theksuar mirënjohjen për kontributin e saj.
“Fjalët janë të pakta për humbjen e saj. Prehu në paqe, Florë!”, ka shkruar Hamza.
Ai ka përfunduar mesazhin e tij me “respekt dhe mirënjohje të përjetshme” për Flora Brovinën./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










