Lajme
Valë shkurtimesh vendesh pune në Zvicër, qindra pozita në rrezik këtë vjeshtë
Pavarësisht se papunësia në Zvicër mbetet rreth 3 për qind, disa kompani të mëdha kanë paralajmëruar shkurtime të reja të vendeve të punës gjatë vjeshtës dhe në vitet e ardhshme
Tregu zviceran i punës po përballet me një periudhë të re pasigurie. Kompani nga sektorët e sigurimeve, bankave, telekomunikacionit, teknologjisë mjekësore dhe transportit ajror kanë njoftuar plane për reduktimin e fuqisë punëtore.
Një nga rastet më të fundit është grupi amerikan i teknologjisë mjekësore Zimmer Biomet, i cili ka paralajmëruar se rreth 580 vende pune mund të shkurtohen në kuadër të ristrukturimit të fabrikës në Winterthur. Megjithatë, kompania ka theksuar se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe do të zhvillohet një proces konsultimi, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Edhe Swiss Life planifikon të reduktojë rreth 600 pozita deri në fund të vitit 2028, prej të cilave rreth 100 gjatë këtij viti. Raiffeisen po shkurton deri në 180 vende pune, ndërsa operatori i telekomunikacionit Sunrise rreth 190.
Listës i është shtuar edhe Posta Zvicerane, e cila planifikon të eliminojë deri në 110 pozita në vitin 2027. Kompania e arsyeton masën me rënien e vëllimit të letrave dhe të transaksioneve në sportele. Ndërkohë, Skyguide, përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror, do të reduktojë rreth 50 vende pune në aeroportet zvicerane deri vitin e ardhshëm.
Shkurtimet e reja vijnë pas reduktimeve shumë më të mëdha të paralajmëruara më herët. UBS ka parashikuar rreth 3,000 shkurtime në Zvicër, Helvetia Baloise deri në 2,300 gjatë tre viteve, transmetuesi publik SRG rreth 900, ndërsa Novartis synon të shkurtojë 550 vende pune deri në fund të vitit 2027.
Megjithatë, ekspertët presin që perspektiva të përmirësohet. Profesori i ekonomisë Michael Siegenthaler vlerëson se mund të duhen edhe rreth gjashtë muaj për të dalë nga periudha aktuale e dobët, pas së cilës situata në tregun e punës pritet të përmirësohet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













