Kosova

Nga Shqipëria dhe diaspora drejt Prishtinës, qytetarët nisen për Marshin Kombëtar

Dhjetëra qytetarë kanë kaluar pikën kufitare të Morinit për t’iu bashkuar sot marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në Marshin Kombëtar, i cili zhvillohet sot në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, transmeton albinfo.ch.

Dhjetëra pjesëmarrës, të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinit, me destinacion Prishtinën.

Në mesin e tyre janë edhe bashkatdhetarë nga diaspora, përfshirë qytetarë të ardhur nga Zvicra, të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës për t’iu bashkuar tubimit.

Marshi pritet të mbledhë qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, në një aktivitet solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, ndaj të cilëve po zhvillohet proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë./Albinfo.ch