Kosova
ETIAS për qytetarët e Kosovës: 20 euro për autorizimin e udhëtimit, por jo për çdo udhëtim
Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë pa viza drejt vendeve evropiane të përfshira në sistemin ETIAS do të duhet të pajisen me autorizim elektronik para nisjes, ndërsa tarifa do të paguhet vetëm një herë gjatë periudhës së vlefshmërisë.
Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë me pasaportë biometrike në vendet evropiane që do të përfshihen në sistemin ETIAS do të përballen së shpejti me një procedurë të re para udhëtimit, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për ETIAS-in, autorizimin elektronik të udhëtimit për shtetasit e vendeve që aktualisht gëzojnë udhëtim pa viza në zonën përkatëse.
Megjithatë, sistemi ende nuk ka hyrë në fuqi dhe data përfundimtare e zbatimit nuk është konfirmuar zyrtarisht. Më herët është përmendur fundi i vitit 2026, ndërsa zbatimi mund të shtyhet deri në vitin 2027 për shkak të vonesave që lidhen me sistemin e hyrje-daljeve EES.
Sa do të kushtojë ETIAS?
Tarifa e aplikimit do të jetë 20 euro. Kjo shumë nuk do të paguhet për çdo udhëtim.
Autorizimi ETIAS do të jetë i vlefshëm deri në tre vjet, ose deri në skadimin e pasaportës, nëse kjo ndodh më herët. Gjatë kësaj periudhe, udhëtari mund ta përdorë autorizimin për hyrje të shumta në vendet që mbulohen nga sistemi.
Nga pagesa do të përjashtohen personat nën 18 vjeç dhe mbi 70 vjeç, por edhe ata do të duhet të aplikojnë për autorizim, nëse ETIAS zbatohet për kategorinë e tyre.
Si do të bëhet aplikimi?
Aplikimi do të kryhet përmes faqes zyrtare të ETIAS-it ose aplikacionit përkatës. Gjatë procesit do të kërkohen të dhënat e pasaportës, adresa elektronike dhe, për personat që i nënshtrohen tarifës, të dhënat e nevojshme për pagesë.
ETIAS nuk e shfuqizon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nuk nënkupton se hyrja në një shtet evropian garantohet automatikisht.
Edhe pas marrjes së autorizimit, kontrollet kufitare do të vazhdojnë. Autoritetet kufitare mund të kërkojnë dokumente që dëshmojnë qëllimin e udhëtimit dhe përmbushjen e kushteve të qëndrimit.
Po ashtu, mbetet në fuqi rregulli për qëndrimin deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.
Kujdes nga faqet jozyrtare
Deri në hyrjen zyrtare në fuqi të sistemit, qytetarët e Kosovës nuk duhet të aplikojnë apo të kryejnë pagesa për ETIAS përmes faqeve që pretendojnë se ofrojnë autorizimin.
Rekomandohet kujdes i veçantë ndaj faqeve jozyrtare që mund të kërkojnë pagesa ose të dhëna personale.
ETIAS do të jetë një procedurë shtesë para udhëtimit, por nuk është vizë dhe nuk ndryshon rregullat bazë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











