Shqipëria
Emigracioni përshpejtohet, 68 mijë shqiptarë morën leje të reja qëndrimi në BE gjatë 2025-s
Të dhënat e Eurostat tregojnë rritje të emigrimit përmes lejeve të qëndrimit, ndërsa remitancat në Shqipëri arritën rekord historik prej 621 milionë eurosh në gjashtë muaj.
Tendenca e emigracionit nga Shqipëria është përshpejtuar sërish gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2025 u dhanë 68.653 leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian për shtetasit shqiptarë, 4% më shumë se një vit më parë, transmeton albinfo.ch.
Kjo përbën një ndryshim të tendencës së vitit 2024, kur numri i lejeve të para të qëndrimit për shqiptarët kishte rënë me 14%. Megjithatë, rekordet mbeten në vitet 2022 dhe 2023, kur u dhanë përkatësisht rreth 79 mijë dhe 77 mijë leje.
Të dhënat sugjerojnë gjithashtu se emigracioni po zhvillohet gjithnjë e më shumë përmes kanaleve të rregullta të migrimit. Në vitin 2025, 46,3% e lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptarë u dhanë për arsye familjare, 29,4% për punësim dhe 0,8% për arsimim.
Rritja e emigracionit vjen në një kohë kur kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë janë ulur ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme. Sipas të dhënave të Eurostat, pas vitit 2015, kur kërkesat për azil arritën në nivele shumë të larta, emigrimi është orientuar gjithnjë e më shumë drejt formave të tjera, veçanërisht përmes punësimit dhe bashkimit familjar.
Ndërkohë, Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të popullsisë, e ndikuar nga emigracioni dhe rënia e lindjeve. Sipas INSTAT, më 1 janar 2026 vendi kishte 2.335.930 banorë, 1,16% më pak se një vit më parë.
Në këtë kontekst, emigracioni lidhet drejtpërdrejt edhe me rritjen e remitancave. Në gjashtëmujorin e parë të vitit, emigrantët dërguan në Shqipëri 621 milionë euro, 16,7% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rekord të ri historik.
Vetëm në tremujorin e dytë, dërgesat arritën në 347 milionë euro, me një rritje prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












