Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së 11-të, transmeton albinfo.ch.
Seanca është caktuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në rend dite është vetëm zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në seancën e mbajtur të mërkurën, deputetët zgjodhën Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 62 vota të deputetëve.
Seanca konstituive ishte ndërprerë pas një deklarate të deputetit serb Igor Simiq, i cili gjatë fjalimit në Kuvend deklaroi se propozimi bëhej “në emër të popullit serb”.
Pas kësaj deklarate, shtyrjen e seancës e kishte njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Me zgjedhjen e nënkryetarëve pritet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës./Albinfo.ch