Kosova

Partia Demokratike e Kosovës merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 9 shtator.

Lajmi u konfirmua pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, teksa Hamza tha se partia e tij do të marrë pjesë në seancë, duke shprehur njëkohësisht shpresën se kjo thirrje do të çojë drejt konstituimit të Kuvendit, raporton EO, transmeton albinfo.ch.

Ai uroi që vazhdimi i seancës të mos përfundojë pa rezultat dhe që Kuvendi të arrijë të konstituohet.