Kosova
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat dhe kurset e gjuhës shqipe që organizohen në diasporë, përcjell albinfo.ch.
“Regjistrohu në shkollat shqipe në diasporë!”, thuhet në thirrjen e publikuar nga Kumbaro në rrjetet sociale.
Ajo fton të gjithë prindërit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat dhe kurset ku mësohet gjuha shqipe.
“Mësimi organizohet në shumë vende të botës dhe është një mundësi e shkëlqyer për fëmijët që të lidhen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre shqiptare”, thuhet në njoftim.
Regjistrimet për ndjekjen e mësimit në gjuhën shqipe janë tashmë të hapura.
Përmes mësimit plotësues të shqipes, fëmijët që rriten jashtë trojeve shqiptare kanë mundësi jo vetëm të mësojnë dhe përmirësojnë gjuhën amtare, por edhe të ruajnë lidhjen me kulturën dhe identitetin shqiptar.
Informacionet për shkollat shqipe në diasporë dhe regjistrimin mund të gjenden në platformën zyrtare të Qendrës së Botimeve për Diasporën.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












