Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet pa ngarkesa të mëdha, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë, ku qytetarët që po dalin nga Kosova po presin nga 15 deri në 20 minuta.
Ndërkaq, në Jarinjë, pritjet për dalje janë 10 deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboqicën, Hanin e Elezit, Kullën, Merdarën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stanqiqin dhe Vërmicën, pritjet janë kryesisht 3–5 minuta.
Sipas të dhënave të raportuara, aktualisht nuk ka kolona të gjata në pikëkalimet kufitare të Kosovës./Albinfo.ch