Kosova
Mercedes GLC i vitit 2026, në kërkim ndërkombëtar, gjendet në një parking në Kosovë
Vetura, pronë e një kompanie polake, ishte shpallur në kërkim pas një rasti të dyshuar mashtrimi në Poloni. Policia e Kosovës e lokalizoi në një parking nëntokësor në Mitrovicë.
Një Mercedes GLC 220D, i vitit të prodhimit 2026, i cili ishte futur në kërkim ndërkombëtar pas një rasti të dyshuar mashtrimi në Poloni, është lokalizuar nga Policia e Kosovës në një parking nëntokësor në Mitrovicë, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve të raportuara nga Sinjali, të dhënat për automjetin kishin mbërritur te autoritetet kosovare më 1 shtator, përmes Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU.
Bëhet fjalë për një Mercedes GLC 220D të zi, me targa polake, në pronësi të kompanisë polake “FLEX RENT” Sp. z o.o. Informacionet e siguruara nga autoritetet tregonin se vetura ndodhej në Mitrovicë, pavarësisht se ishte në kërkim ndërkombëtar.
Hetimet e Njësisë së Autokrimeve çuan në rrugën “Bedri Gjinaj”, ku automjeti u lokalizua në parkingun nëntokësor të “ARSY COMPANY”. Në atë moment, nxjerrja e veturës nga parkingu nuk ishte e mundur.
Për rastin u njoftua kompania pronare në Poloni, e cila dërgoi në Kosovë përfaqësuesin e saj, Marcin Grzegorczyk, së bashku me çelësin e automjetit. Më pas, Mercedes-i u nxor nga parkingu dhe u dërgua në Stacionin Policor Mitrovica Jug, ku po mbahet në kuadër të procedurave hetimore.
Përfaqësuesi i kompanisë polake është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, me asistimin e një përkthyesi të licencuar.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Mashtrim”.
Deri tani nuk është identifikuar personi që dyshohet se qëndron prapa rastit, ndërsa hetimet po zhvillohen në procedurë të rregullt.
Si ka përfunduar në Mitrovicë një Mercedes i vitit 2026, në pronësi të një kompanie polake dhe në kërkim ndërkombëtar, pritet të sqarohet gjatë hetimeve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












