Lajme
Teknologjia po përdoret si mjet kontrolli në marrëdhëniet abuzive
Teknologjia digjitale po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një mjet kontrolli dhe mbikëqyrjeje në rastet e dhunës në familje. Nga gjeolokacioni dhe rrjetet sociale te pajisjet inteligjente të shtëpisë, teknologjia mund t’u mundësojë abuzuesve të monitorojnë dhe kontrollojnë partnerët ose ish-partnerët e tyre.
Sipas një studimi australian, 99.9% e viktimave të dhunës në familje përjetojnë edhe një formë të dhunës digjitale, të njohur si “tech abuse”. Në Zvicër ende mungojnë studimet specifike për këtë fenomen, por ekspertët paralajmërojnë se ai është real dhe në rritje.
Morgane Bonvallat, koordinatore për Zvicrën frankofone në organizatën Tech Against Violence, thotë se abuzimi digjital mund të shfaqet përmes kontrollit të llogarive në rrjete sociale dhe email, ndarjes së detyruar të vendndodhjes, ngacmimeve online dhe kontrollit të transaksioneve bankare.
Rrezik paraqesin edhe pajisjet inteligjente në shtëpi. Fshesat robotike, kamerat, sistemet e ngrohjes dhe pajisje të tjera mund të kontrollohen nga distanca. Në disa raste, edhe pas ndarjes, një ish-partner mund të ruajë aksesin në këto pajisje dhe t’i përdorë ato për të krijuar ndjenjën e një kontrolli të vazhdueshëm.
Ekspertët këshillojnë që fjalëkalimet të mos ndahen me partnerin, të çaktivizohet ndarja e vendndodhjes kur nuk është e nevojshme dhe të ndryshohen fjalëkalimet e llogarive, pajisjeve dhe rrjetit Wi-Fi në rast dyshimi për akses të paautorizuar.
Personat që përjetojnë dhunë këshillohen të kërkojnë ndihmë profesionale dhe të ruajnë prova të ngacmimeve apo kërcënimeve, si fotografi të ekranit, mesazhe dhe të dhëna të tjera që mund të jenë të rëndësishme në rast të një procedure ligjore.
Mesazhi kryesor i ekspertëve është i qartë: përdorimi i teknologjisë për të kontrolluar një partner është një formë abuzimi dhe viktima nuk duhet të fajësohet për dhunën që përjeton.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













