E-Diaspora
Bujanoc, shfaqet premiera e filimit të regjisorit nga Zvicra
Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc është shfaqur premiera e filmit "Romanca e hidhur", e regjisorit nga Zvicra Valton Jakupi
“Romanca e hidhur” është film i metrazhit të gjatë i kinoproduksionit “International Europe London Swiss” dhe Theater Antika Switzerland.
Regjisori Valton Jakupi jorastësisht kishte zgjedhur Bujanocin, ngase edhe vetç vjen pikërisht nga ky rajon për t’i dhuruar vendësve të tij një film artistik të metrazhit të gjatë. Jakupi me këtë rast tha se “zemra ngre nga vendi yt”, i cili me këtë rast u nderua me mirënjohje nga zyra për të rinj në Bujanoc, sepse me pëlqimin e të gjithë aktorëve mjetet e grumbulluara nga shfaqja e filmit ua dhuroi të rinjve të Bujanocit.
Miqtë, kolegët e të gjithë ata që ishin presentë i duatrokitën regjisorit dhe ekipit të tij për punën dhe sakrificat që kanë bërë në film.
Ata vlerësuan lart punën e regjisorit dhe të aktorëve, duke u lënë mbresa edhe tematika e filmit, se kudo që të jesh duhet të ruhet gjuha dhe tradita shqiptare.
Nga ana tjetër, edhe aktorët, të cilët kishin ardhur enkas nga Zvicra për të prezentuar në preimerë, treguan për punën e tyre që kishin bërë gjatë xhirimeve të filmit dhe bashkëpunimin e mirë që kanë pasur me regjisorin e filmit, Valton Jakupi.
Filmi “Romanca e hidhur” është një film i metrazhit të gjatë, me standard të ri të zhanrit dramë – tragjedi. Ky film është bërë 90 % me vetëfinancimin e regjisorit Valton Jakupi, duke i ndihmuar 10 % disa kompani private që veprojnë në Zvicër, dhe është i xhiruar në Zvicër, Kosovë dhe Bujanoc.
Po ashtu në këtë film janë të angazhuar edhe studentë të Akademive të ndryshme të Aktrimit, si të Kosovës dhe Zvicrës, që është një gjest i mirë që regjisori u dha hapësirë studentëve për paraqitjet e veta artistike.
Ndërkaq organizatorët e premierës së filmit ishin aktorët Nagip Taipi dhe Blerim Abazi
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













