Kosova

Vazhdon të bjerë çmimi i naftës në Kosovë

Nafta lirohet edhe për tre centë, ndërsa benzina dhe gazi mbeten të pandryshuara

Çmimi maksimal i lejuar i naftës në Kosovë ka shënuar sërish rënie, duke zbritur në 1.71 euro për litër.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, nafta është liruar për tre centë krahasuar me një ditë më parë, kur çmimi maksimal ishte 1.74 euro për litër, përcjell albinfo.ch.

Çmimi maksimal i benzinës ka mbetur i pandryshuar në 1.53 euro për litër.

Edhe gazi vazhdon të ketë çmim maksimal prej 0.63 euro për litër.

Rënia e fundit vazhdon trendin e ditëve të fundit, pasi çmimi maksimal i naftës kishte zbritur nga 1.78 euro në 1.74 euro për litër, ndërsa tani ka rënë edhe më tej në 1.71 euro.