Kosova
Kosova prezanton udhërrëfyesin për reformën e arsimit digjital
Dokumenti analizon kompetencat digjitale në arsimin parauniversitar dhe përcakton rekomandime për transformimin e sistemit arsimor
Në Kosovë është prezantuar Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital, një dokument që synon të ndihmojë zhvillimin e kompetencave digjitale të nxënësve dhe mësimdhënësve në arsimin parauniversitar.
Sipas UNICEF-it në Kosovë, studimi “Nga qasja digjitale te kompetenca digjitale” është lansuar në partneritet me Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përcjell albinfo.ch.
Studimi ofron një vlerësim të gjendjes së kompetencave digjitale të nxënësve dhe mësimdhënësve, integrimit të teknologjisë në kurrikulë, infrastrukturës dhe gatishmërisë së institucioneve për transformimin digjital të arsimit.
Gjetjet tregojnë nevojën për forcimin e kompetencave digjitale në Kosovë. Sipas UNICEF-it, pothuajse dy të tretat e fuqisë punëtore në vend kanë nevojë për përmirësimin e aftësive digjitale, përqindja më e lartë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, ministri Lulëzon Jagxhiu ka bërë të ditur se 243 shkolla tashmë janë të lidhura me internet përmes KREN-it, ndërsa po punohet për zgjerimin e lidhshmërisë në të gjitha shkollat, pajisjen e tyre me tabela të mençura dhe zhvillimin e platformave digjitale për mësimdhënie.
Udhërrëfyesi përmban rekomandime praktike për hapat e ardhshëm të transformimit digjital në sektorin e arsimit, duke synuar që teknologjia të kontribuojë në një arsim më cilësor dhe në përgatitjen e nxënësve për kërkesat e së ardhmes.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













