E-Diaspora
Fluksi i refugjatëve, rritet mbështetja për partitë kundër emigracionit

Në Austri, Partia e Lirisë e krahut të djathtë mund të fitojë për herë të parë në zgjedhjet lokale të 11 tetorit në Vjenë, e cila është qeverisur për dekada nga social-demokratët.
Mijëra refugjatë dhe emigrantë që kaluan kufijtë e Austrisë u mirëpritën fillimisht krahë hapur.
Por, me afrimin e zgjedhjeve lokale, politikanët e krahut të djathtë po përfitojnë prej frikës ndaj të huajve, shumica e të cilëve janë myslimanë.
Vjena, si shumë kryeqytete evropiane, krenohet me një trashëgimi të pasur kulturore, arkitekturore dhe historike, si dhe me diversitetin kulturor dhe politikat e majta.
Por, ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, politika po anon drejt së djathtës duke ngjallur shqetësim.
“Jemi të frikësuar për zgjedhjet që po afrojnë, pasi partia e krahut të djathtë gëzon popullaritet në Austrinë e sipërme. Ka mundësi të fitojnë dhe kjo na shqetëson,” thotë Ashley Winker, e organizatës së ndihmave për refugjatët, Treni i Shpresës, shkruan VoA përcjell albinfo.ch.
Partia e Lirisë thotë se do të mbrojë kulturën austriake dhe Evropën prej islamizimit dhe mesazhi i saj po zë vend.
Sondazhet tregojnë se janë në të njëjtin nivel popullariteti me social-demokratët, të cilët kanë qeverisur Vjenën që nga Lufta e Dytë Botërore.
Partitë e majta po reagojnë kundër mesazhit anti-islamik dhe anti-emigracion të Partisë së Lirisë.
Vjena ka diversitet të lartë dhe mirëpret miliona turistë çdo vit.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të përcaktojnë nëse ajo do të jetë në gjendje të ruajë imazhin mikpritës.
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor