Kosova
PDK dhe Aleanca refuzojnë takimin me Albulena Haxhiun
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka qenë i pari ai që e ka refuzuar ftesën për takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes se Kosovës, Albulena Haxhiu, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk po kërkojnë zgjidhje për krizën institucionale.
Gjini ka deklaruar se ajo nuk është presidente e zgjedhur e Kosovës dhe, sipas tij, nuk ka mandat për të luajtur rolin e unifikueses së spektrit politik teksa ka përmendur edhe çështjen e zgjedhjeve.
“Ju doni ta zvarrisni këtë bllokadë deri te data që ju konvenon që të mbahen zgjedhjet. Po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar takimin e së martës përmes të cilit u tha se synohet kontribuimi në dialogun politik dhe institucional për tejkalimin e situatës aktuale dhe funksionalizimin e institucioneve.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













