Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj personit që në sallën e Kuvendit të Kosovës, të mërkurën, bëri thirrje për pushkatim të deputetit Ramush Haradinaj.
Bëhet e ditur se ai dyshohet për kryerje të veprave penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “kanosje”, transmeton albinfo.ch.
E gjitha ka ndodhur ditën e mërkurë, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, kur një person bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar:
“Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.