Kosova
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë
Autoritetet britanike dhe ato të Kosovës kanë goditur një rrjet të dyshuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat u përdorën nga mijëra migrantë për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera evropiane.
Shtatë pjesëtarë të një rrjeti kosovar të falsifikimit të dokumenteve janë arrestuar ose janë vetëdorëzuar në polici, pas një operacioni të përbashkët të autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Sipas autoriteteve britanike, bëhet fjalë për një grup të njohur si rrjeti “Krasniqi”, i cili dyshohet se ka prodhuar dokumente identiteti, pasaporta dhe patentë-shoferë të falsifikuara për migrantët që synonin të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në shtete të tjera.
Dokumentet e falsifikuara u mundësonin migrantëve të paraqiteshin si shtetas të më shumë se 50 vendeve, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar. Sipas vlerësimeve, këto dokumente mund të kenë ndihmuar mijëra persona të lëviznin ilegalisht nëpër Evropë.
Në mesin e të dyshuarve janë Flamur Krasniqi, Valon Krasniqi dhe Arif Krasniqi, të cilët dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të falsifikuara.
Po ashtu, përballë drejtësisë janë edhe Nexhmije Selmani, e dyshuar për sigurimin e objekteve dhe pajisjeve të përdorura për falsifikim, Shkëmbim Ermellahu, Sami Duriqi dhe Granit Avdyli, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në prodhimin dhe promovimin e shërbimeve të grupit.
Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se vendosja e sanksioneve ndaj anëtarëve të këtij rrjeti vitin e kaluar ka luajtur një rol të rëndësishëm në arrestimin dhe dorëzimin e disa prej të dyshuarve.
Sanksionet e vendosura nga Mbretëria e Bashkuar i japin qeverisë britanike të drejtën të ngrijë asetet e personave të përfshirë në trafikim, si dhe të individëve apo bizneseve që i mbështesin ata financiarisht ose i furnizojnë me pajisje.
Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, autoritetet e Kosovës kanë vlerësuar se ka qenë “shumë e mundshme” që sanksionet të kenë ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e disa anëtarëve të grupit për t’u vetëdorëzuar.
Ministri britanik për Evropën, Stewart Wood, e ka cilësuar operacionin si një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.
“Puna e Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën për t’i arrestuar ata është një shembull se si partneritetet tona jashtë vendit na bëjnë më të fortë edhe brenda vendit”, ka deklaruar ai. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave











