Lajme
Gjermania synon t’u ndalojë të miturve mbi 14 vjeç konsumimin e alkoolit nën mbikëqyrjen e prindërve
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj që synon të heqë të drejtën e të miturve mbi 14 vjeç për të konsumuar birrë, verë dhe verë të gazuar në prani të prindërve. Nisma duhet të miratohet ende nga Parlamenti.
Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një projektligj që parashikon heqjen e përjashtimit ligjor që u lejon të miturve mbi 14 vjeç të blejnë dhe konsumojnë birrë, verë dhe verë të gazuar në ambiente publike, nëse janë të shoqëruar nga prindërit.
Sipas projektligjit, ky përjashtim dobëson mbrojtjen e të rinjve nga pasojat e konsiderueshme shëndetësore dhe sociale të konsumimit të alkoolit. Qeveria gjermane argumenton gjithashtu se rregulli aktual bie ndesh me objektivat e saj për forcimin e parandalimit të varësive.
Projektligji pritet të shqyrtohet nga Bundestagu, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman.
“Një kontribut i rëndësishëm për mbrojtjen e të rinjve”
Institucionet e sigurimit shëndetësor e kanë mirëpritur nismën, duke e cilësuar atë si një “kontribut të fortë dhe të rëndësishëm” në mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e varësive.
Edhe specialistët e fushës e konsiderojnë masën të rëndësishme. Mickael Naassila, president i Shoqatës Franceze për Studimin e Alkoolit dhe Varësive, thekson se sjellja e prindërve ndaj alkoolit ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si adoleshentët e perceptojnë dhe e normalizojnë konsumimin e tij.
“Konsumimi i alkoolit nga prindërit ka një ndikim të rëndësishëm te adoleshentët, veçanërisht në perceptimin e tyre dhe në normalizimin e alkoolit. Më vonë, edhe ata mund ta konsiderojnë konsumimin e alkoolit si diçka normale dhe mund të zhvillojnë probleme me përdorimin e tij”, shprehet Naassila.
Sipas tij, ndalimi i kësaj praktike do t’u dërgonte prindërve “një mesazh shumë të fortë” lidhur me mënyrën se si duhet të sillen ndaj alkoolit në prani të fëmijëve.
Ndryshimi i zakoneve kërkon kohë
Megjithatë, specialisti nuk pret që ndryshimi i rregullave të sjellë një transformim të menjëhershëm të zakoneve të konsumimit.
“Gjërat kërkojnë kohë për të ndryshuar. Modelet e konsumimit po ndryshojnë në mbarë botën dhe po ndërgjegjësohemi gjithnjë e më shumë se çdo konsumim i alkoolit përbën rrezik për shëndetin”, përfundon Naassila.
Gjermania mbetet ndër vendet me konsumin më të lartë të alkoolit në botë, me rreth 10 litra alkool të pastër për banor në vit. Megjithatë, konsumi ka shënuar rënie, veçanërisht te brezat e rinj.
Projektligji i qeverisë gjermane tani duhet të kalojë në Bundestag për shqyrtim dhe miratim/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











